Qyteti i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me breshër kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit.
Stuhia ka përfshirë të gjithë qytetin, duke përmbytur disa rrugë si pasojë e sasisë së madhe të ujit dhe breshërit, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, probleme janë shfaqur edhe në aksin rrugor Kukës–Prizren, ku për shkak të mungesës së kanalizimeve anësore ka pasur dalje të ujërave në rrugë.
Po ashtu, në kilometrin e tretë të këtij segmenti është regjistruar edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar njërin kah të lëvizjes dhe duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.
