Suedia harengatNjë zjarr në një magazinë në brigjet lindore të Suedisë bëri që kanoçet e peshkut të fermentuar të shpërthejnë dhe të ngjiten në ajër si raketa, raporton media vendëse.


Ndërtesa mori zjarr ndërsa kishte 1 mijë konserva harengash. Ushqimi i njohur suedez ka reputacionin si ushqimi me erën më të rëndë në botë. Ai krijohet nga peshqit e Detit të Veriut të cilët kriposen dhe lihen të kalben para se të konsumohen.


Konservat ku ndodh procesi i fermentimit mbartin gazra të fuqishëm që i zmadhojnë kanoçet. Por kur këto gazra u nxehën nga zjarri, filluan shpërthimet që zgjatën për mbi gjashtë orë.