Ditën e sotme ka ndodhur një sulm me mjet prerës (thikë) në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen e quajtur Trekëndëshi në qytet.

Bëhet me dije se një person është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital për mjekim. Gjithashtu autoritetet janë në kërkim të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.