“Situata e sigurisë është absolutisht e sigurtë, nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar”, kështu u shpreh ministri i jashtëm, Ferit Hoxha në Kuvend, lidhur me deklaratën e një dite më parë, të ambasadës amerikane, për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri.

“Vlerësoj shqetësimin e deputetit Shehu, janë gjëra të rëndësishme. Janë çështje që ministria e jashtme, por jo vetëm merret më mënyrë të posaçme.

Siguroj këdo në sallë, por edhe jashtë salle, ne i ndjekim me shumë vëmendje deklaratat e partnerëve tanë, jemi në kontakt me ata këtu dhe në Ëashtington, jemi në kontakt me NATO-n janë diskutime që bëhen në forume të ndryshme, por ajo që dua të them është që vlerësimi që kemi sot, duke ndjekur të gjitha ngjarjet, është që nuk ka absolutisht asnjë arsye për të qenë të alarmuar.

Situata e sigurisë është absolutisht  e sigurtë. Ka pasur një komunikim dje nga Kryeministria, duhet t’i qëndrojmë dhe për çdo gjë të re, ministria e jashtme apo ministritë e tjera do të informojnë në rrugën e duhur, natyrisht duke qenë në kontakt me Kryeministrin, me qeverinë me Presidentin”, tha Hoxha.