Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë dhe sulmit amerikan në këtë vend.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se ngjarja do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për atë që ai i cilësoi si “narko-diktatorë” në mbarë botën, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Sipas tij, ky zhvillim duhet të shërbejë si sinjal edhe për shqiptarët, të cilëve u bëri thirrje të ngrihen kundër asaj që ai e quajti “narko-diktatori i tyre”.
“Pa asnjë diskutim që do ketë pasoja direkte për të gjithë narko-diktatorët në botë, përfshi Shqipërinë.
Por kjo kërkon mbi të gjitha, për të pasur efektin e plotë, që shqiptarët të ngrihen kundër narko-diktatorit të tyre, të ngrenë zërin fuqishëm dhe i kam bindjen më të madhe se mbështetja ndërkombëtare do të jetë e plotë për opozitën shqiptare“-u shpreh Berisha.
