Mbrojtësi i Flamurtarit, Sodiq Atanda, u sulmua me thikë pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Për fat të mirë, nigeriani nuk mbeti i dëmtuar nga ky sulm, teksa në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i Flamurtarit, që bën me dije se ngjarja është mbyllur pa asnjë dëmtim fizik dhe futbollisti gëzon shëndet të plotë
Reagimi i plotë i klubit të Flamurtarit:
Lidhur me lajmin e publikuan në media mbi sulmin kundër futbollistit tonë Sodiq Atanda , kërkojmë të saktësojmë se futbollisti nuk ka asnjë dëmtim. Fatmirësisht është një ngjarje e mbyllur, pa asnjë dëmtim fizik dhe futbollisti gëzon shëndet të plotë. Agresori është një person me probleme të shëndetit mendor.


