Një incident dhune me armë ka ndodhur në plazhin Bondi, ku u vranë të paktën 12 persona dhe 29 të tjerë u plagosën, teksa kremtohej festa fetare nga komuniteti hebre.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Australi ndërsa i shpreh ngushëllim familjarëve të viktimave. Presidenti ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes.

“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan presidenti Begaj në X.