Situata në Tiranë vijon të mbetet e tensionuar që prej orëve të mëngjesit, pas protestës së zhvilluar në kryeqytet.
Pamjet e siguruara tregojnë se, në zonën e raportuar, deri në momentin e filmimit nuk konstatohet prani e forcave të policisë.
Ndërkohë, studentët janë larguar të frikësuar nga godinat ku qëndrojnë, në një situatë që vijon të ngjallë shqetësim pas tensioneve të ditëve të fundit.
Deri më tani nuk ka informacion të mëtejshëm mbi arsyet e largimit të studentëve apo mbi masat që mund të ndërmerren për garantimin e sigurisë në zonë.
