Protestuesit kanë mësyrë sërish drejt Ministrisë së Brendshme në Tiranë, duke sulmuar godinën për të disatën herë gjatë tre ditëve të protestave.

Demonstruesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta hyrjen dhe fasadën e institucionit, duke shkaktuar dëmtime të dukshme në pjesën e jashtme të ndërtesës.

Pas sulmit, policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës nga tarraca e godinës, në përpjekje për të zmbrapsur turmën.

Pas ndërhyrjes së efektivëve, protestuesit janë tërhequr nga hyrja, pa arritur të futen brenda ambienteve të Ministrisë së Brendshme.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe dëmtimet e objekteve publike kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit në kryeqytet.