Ministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, prezantoi sot disa ndryshime në kabinetin qeveritar, mes të cilëve edhe emërimin e Jeton Shasivarit në postin e ministrit të Drejtësisë. Profesori i Universitetit është propozuar në këtë pozicion nga Lëvizja “VLEN” me mbështetjen e Izet Mexhitit.
Shasivari është përfshirë së fundmi në debatin politik të Tiranës, pas qëndrimit të Ali Ahmetit kundër protestave që po zhvillohen në kryeqytetin shqiptar dhe përfshirjen në to edhe të Greqisë dhe Beogradit. Në disa shkrime të mëparshme kundër Shqipërisë e kryeministrit Edi Rama, ai përdori gjuhë të ashpër urrejtje dhe simbolikë politike, duke e paraqitur qëndrimin e vet ndaj angazhimit të qarqeve rekrutuese për protestuese në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Cair e Saraj por dhe Kosovë si në funksion të mbrojtje të interesit kombëtar shqiptar kundër një regjimi narkotrafiku.
“Komisari i Zajazit ka zgjedhur të bëhet megafon i Edi Ramës ‘Sulltan Surrelit’. Ai po mbron një antishtet të kalbur nga hajdutëria galopante. Ndërkohë, hesht paturpësisht përpara fyerjes që i bëhet dëshmorit të kombit, tropojanit Tahir Sinani. Për shefin e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, ky hero kombëtar ishte thjesht një ‘mercenar’ i paguar. Vajza dhe familja e Tahir Sinanit reaguan të tmerruar. Ata deklaruan se kjo baltë ‘e vrau komandantin për së dyti’”, shkruante Shasivari një ditë pas qëndrimit publik të Ali Ahmetit kundër protestës.
Ekspertë të shumtë të fushës juridike, kolegë të tij profesorë të jurisprudencës dhe opozita shqiptare e akuzojnë për mungesë profesionalizmi dhe anësi në ligjet që ka ndihmuar të hartohen, si dhe për dobësim të pozitës institucionale të shqiptarëve. Kritikët e vlerësojnë qasjen e tij si të papajtueshme me pavarësinë që pritet nga një jurist akademik. Ata theksojnë se qëndrimet e Shasivarit janë përafruar ndjeshëm këto 2 vite me narrativën e VMRO-DPMNE-së, parti nacionaliste e djathtë që erdhi në pushtet me sloganin “shteti t’u kthehet maqedonasve”.
