
Duket se moti po na befason.
Ndërkohë që duhet të presim të ftohtin, koha e nxehtë nuk ka ndërmend të largohet. Bëhet me dije se për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Sipas SHMU moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 4-6m/s.
