Protesta që po zgjat prej më shumë se dy muajsh është tema kryesore e debatit të sotëm në emisionin “Top Story” me Grida Dumën. Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ngriti debat me ambicien e tij për të drejtuar një ditë vendin, teksa nuk munguan replikat nga të pranishmit e tjerë në studio.

Muçi: Unë kam synim që shumë shpejt ta qeveris Shqipërinë.

Dudushi: Duhet të flasësh me Arlindin.

Sulo: Protesta në shesh është 100 herë më e madhe se Lëvizja Bashkë.

Muçi: Kjo protestë mund të zgjasë edhe me muaj të tërë, si në Serbi. Duhet të bëjmë histori, pasi asnjëherë protestat nuk kanë çuar në rrëzimin e qeverisë. Nëse ka zgjedhje të parakohshme, mendoj se Rama nuk merr më shumë se 70 mandate.

Curri: Rama mund të vërë në qeveri edhe protestues, nuk e ka problem. Rama sot nisi me joshjen dhe fton protestuesit të hidhen në ‘anijen’ e tij.