Prej disa ditësh, policia e shtetit ka ndërmarrë një operacion për çmontimin e kamerave të vendosura në mënyrë të paligjshme në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas uniformave blu, këto kamera përdoreshin nga bandat për të vëzhguar lëvizjet e armiqve të tyre dhe të policisë. Një prej rasteve ku janë përdorur këto kamera është dhe vrasja e trefishtë që ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Mësohet se autorët kanë vëzhguar përmes kamerave “spiune”, lëvizjet e tre të rinjve në Tiranë, përpara se t’i viheshin në ndjekje me automjet, e më pas ti ekzekutonin me breshëri plumbash.