Një debat i ashpër ka shpërthyer në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku deputeti Flamur Noka është “përplasur” me kryetaren e SHISH, Shkëlqim Hajdari, pas kërkesës së saj që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Kryetarja e SHISH kërkoi që të mbylleshin dyert e mbledhjes për shkak të karakterit të ndjeshëm të tematikës që do të diskutohej, një kërkesë që u kundërshtua ashpër nga deputeti Noka. Ai argumentoi se mbledhjet e Komisionit duhet të jenë të hapura dhe transparente për publikun, duke theksuar se përbërja e komisionit dhe puna e tij duhet të jetë e hapur për gjithë qytetarët.

Në reagimin e tij, Noka e cilësoi si të papranueshme kërkesën për mbylljen e dyerve, duke ngritur shqetësime për mundësinë e fshehjes së informacioneve të rëndësishme nga opinioni publik.

“Projekt-buxheti për vitin 2026 është parashikuar një fond prej 3 miliard lekë. Nevojat shtesë për investime që i kemi parashikuar për vitin 2026, kisha kërkuar mirëkuptimin e këtij komisioni për të kaluar në seancë të mbyllur”-u shpreh kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.

“Ne kur kërkuam që buxheti të jetë transparent, nuk është sekret t’u thuash qytetarëve që buxheti i miratuar nga qeveria është kaq dhe kërkesat e shërbimit për të funksionuar normalisht, janë kaq për të mbuluar nevojat tona. Ne po tallemi me qytetarët në rast se do vazhdojmë kështu.

Unë jam deputet i vjetër, këtu në atë vend janë ulur disa krerë shërbimesh në vend të asaj zonjës. Është hera e parë në 35 vite parlament që terri informativ mbulon këtë komision në raportimin e shërbimit informativ. Tallet zonja me taksapaguesit, kjo është e papranueshme. Nuk i hedhim dot hi syve”-u shpreh Noka.