Pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë dhe siguroi mandatin e deputetes duke u renditur e para në listën e hapur të Partisë Demokratike, brenda selisë blu kanë nisur përplasjet dhe akuzat.
Një nga zërat më kritikë ka qenë Adriana Kalaja, kandidate gjithashtu në Tiranë, e cila mori 2826 vota. Në një deklaratë publike, Kalaja ka hedhur dyshime mbi origjinën e votave të Tabakut, duke e akuzuar se “ka përfituar nga një investim i Edi Ramës”.
Madje, Kalaja shkoi edhe më tej, duke e quajtur Tabakun “Sudja e PD-së”, një krahasim i rëndë që nënkupton një figurë të fryrë artificialisht dhe të mbështetur jo në meritë, por në interesa të fshehta.
Akuzat vijnë në një moment delikat për Partinë Demokratike, që po përballet me kritika të brendshme pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhje dhe kërkesa për reformim të thellë brenda partisë. Deri tani, vetë Tabaku nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Kalasë.
Statusi i Kalasë:
Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë.
Qëllimi:
- Për të poshtëruar Berishën;
- Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile;
- Për të zgjedhur opozitën që do.
Do ja shohin hajrin shpejt Sudes
E do Rama në krye të PD.

