Takimi i paralajmëruar i Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit në Durrës, duket se ka alarmuar edhe krerët e PD-së lokale.

Pas deklaratës së Berishës se takimi ishte për interesa personale, dy kryetarët e degëve në Durrës, Ard Muka dhe Osman Stafa kanë nxituar të dërgojnë një sms automatike për rreth 5 mijë anëtarë të kësaj force politike. Ata thonë se Salianji dhe Alimehmeti janë persona të paautorizuar dhe se analiza do të bëhet brenda forumeve të partisë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një prej anëtarëve, i cili u kërkon dy krerëve lokale të mos kontaktojnë më numrit të tij.

SMS i krerëve të PD:

I nderuar anëtar i PD, dega Durrës!

Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim. Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë. Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara për nesër, datë 3 Dhjetor.

Me respekt, Kryetarët e degëve Durrës 1 dhe 2, Ard Muka dhe Osman Stafa

Përgjigjja e qytetarit:

Zotri mose mi bjerni me kti numri jame larguar me kohe nga kjo parti qe i thone Berishizem ok