Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin David McAllister dhe përfaqësues të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet politike në Shqipëri dhe ecuria e reformës në drejtësi.
Gjatë takimit, Shehaj theksoi se integrimi europian i vendit është i lidhur ngushtë me forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e një sistemi drejtësie të pavarur. Ai u shpreh se fundi i pandëshkueshmërisë përbën një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Sipas tij, mbështetja ndërkombëtare duhet të fokusohet te konsolidimi i institucioneve dhe respektimi i parimit se askush nuk është mbi ligjin, duke e konsideruar këtë si kusht themelor për rrugën europiane të vendit.
