Kryeminsitri Edi Rama nuk i ka kuryser sërish kritikat për kryebashkiakun e Vlorës Ermal Dardha, për zënien e hapësirave publike nga bizneset.
Në mledhjen që po zhvillon me kryebashkiakët e vendit, Rama tha se Dardha dhe stafi i bashkisë që ai drejton i kanë sytë “gjysmë të hapur e gjysmë të mbyllur”, duke nënkuptuar se disa biznese janë favorizuar dhe janë lejuar të zaptojnë hapësirat publike.
Rama shtoi se dobësitë e pushtetit vendor kanë dalë në pah si rezultat i rritjes së turizmit në vendin tonë.
“Jemi këtu se jo shumë kohë më pare, pak kohë më parë, kemi marrë 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngaroi më një barrë shumë më të madhe se ajo që kemi pasur. Pasi janë një kredi besimi të madh dhe nga ana tjetër, janë edhe një test i jashtëzakonshëm i karakterit tonë. Para se të fillojmë më pikat e temave të ditës së sotme, po bëj një adresim të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë.
Dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah dhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimi të vendit, për shkak të faktit që vendim tanimë nuk mban vetëm banorët e vet por edhe një ngarkese ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, dhe sjell me vete sfida të reja, te komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor në territoret ku përqendrimet e vizitave janë më të madhe.
Një nga gjerat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e paravendosur të veprimtarisë së vet, në formën e daljes përtej tyre dhe zaptimi të territor ashtu edhe të ndërtimeve pa leje, në territore ku vëmendje është më e vogël, apo si në Vlorë, ku kryetari i bashkisë dhe struktura e atje i ka sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur.”- tha Rama.