Kryeministrja e Italia, Giorgia Meloni, ka pritur në Romë homologun e saj shqiptar, Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meloni bëri të ditur se takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa fusha kyçe, si infrastruktura, mbrojtja dhe lufta kundër migracionit të paligjshëm.

Ajo theksoi se, pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të mbajtur në nëntor, takimi në Pallatin Chigi shërbeu për të bërë një bilanc të progresit dhe për të avancuar më tej partneritetin strategjik mes dy vendeve.

“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Pallatin Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka mundësuar të bëhet një pasqyrë mbi forcimin e partneritetit mes vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, shkruan Meloni.