Është zbardhur agjenda e mbledhjes së kryeministrit Rama me grupin parlamentar socialist.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu bën me dije se në takim do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat.

Takimi do të zhvillohet këtë të premte më datë 16 në orën 10:00. Fjalën hapëse do e ketë Kryeministri Rama që do pasohet nga fjala e Kryekuvendarit të Kuvendit Niko Peleshi e më pas të kryetarit të grupit parlamentar të PS Tauland Balla.

Top Channel