Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe të tregut kanë paditur në gjykatë kreun e Bashkisë Erion Veliajn.
Mësohet se biznesi ka vendosur t’i drejtohet gjykatës për taksat vendore në Tiranë. Bisedimet mes bashkisë së kryeqytetit dhe përfaqësuesve të biznesit nuk patën rezultat dhe do të jetë gjykata ajo që do të vendosë përfundimisht.
Padia është depozituar nga kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut në Shqipëri, Nikollaq Neranxi, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit që dhjetëfishon taksat për lokalet që vendosin tavolina në hapësirat publike.
“Në prezencë të një përfaqësie prej gati 20 vetash, kur ne i shpjeguam se edhe një biznes i suksesshëm, i cili ka 25 vite në treg, që ka punësuar mbi 300 veta, me këto taksa falimenton, përgjigja e tij ishte: ‘Le të falimentojë’!
Sipas Neranxit, “duhet të shfuqizohet vendimi për taksat vendore, sepse përndryshe biznesi falimenton”.
2 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)