Prej katër javësh minatorët e Spaçit në Mirditë po zhvillojnë protesta çdo ditë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Teksa ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve, deputeti i PS Erion Braçe kritikon pronarin e “Tete Albania”, duke u shprehur se ky i fundit shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare. Në një postim në Facebook, Braçe thotë se do t’i kërkoj sot Komisionit të Ekonomisë, seancë urgjente dëgjimore me punëtorët, minatorët e Spaçit. Ndër të tjera deputeti i PS nënvizon se pasi i ka shfrytëzuar pafund tani po i poshtëron ata.
Vetëm një ditë më parë në ditën e 27 të protestës së minatorëve, kompania largoi nga puna 40 punonjës me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik kompanisë.
Megjithatë minatorët të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.
Postimi i plotë:
BOOOOLL! Tani u bë boool! Pronari turk i një kompanie që shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare, vijon të pushoj punëtorë nga puna! Pasi i ka shfrytëzuar pafund e pa zë, tani po i poshtëron! Në një vend që është në hall e për punëtorë, ky që po bën ky pronari është krim i madh!! Ndaj është boooooll! Do i kërkoj sot Komisionit të Ekonomisë, punës e financuar seancë urgjente dëgjimore me punëtorët, minatorët e Spaçit!!


