Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e kësaj të diele në Ksamil. Mjeti i parkuar në një lagje të qytetit është regjistruar me targa rumune.
Sipas burimeve paraprake, zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, ndërsa identiteti i pronarit nuk është bërë i ditur.
Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen për të përcaktuar rrethanat.