Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e e 37 që po zhvillohet ditën e sotme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar pjesëmarrësit, teksa shprehet se tashmë kjo protestë nuk i përket më qytetarëve, por i përket Sali Berishës.
Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 37-të të protestës së tyre. Pas grumbullimit të tyre, ata pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Ata kanë deklaruar se do vijojnë revoltën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Edhe në ditët e mëparshme protestuesit kanë zhvilluar marshime dhe tubime para institucioneve shtetërore, ku nuk kanë munguar momentet e tensionit me forcat e policisë, bllokimet e përkohshme të rrugëve dhe thirrjet e vazhdueshme për përgjegjësi politike nga qeveria.
