Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka mbajtur një fjalim kritik në Kuvend, ku ka drejtuar akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe mazhorancës.

Shehaj u shpreh se qytetarët, sipas tij, kanë dalë në protesta në numër të madh dhe se institucionet po i injorojnë këto sinjale.

“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo. Ju kalojnë afër shtëpisë apo jo. Janë me dhjetëra mijëra, del Taulanti dhe i tall. Keni shitur Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve në 35 vite, kanë dalë në shesh shqiptarët. Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë.
Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera. Do të mbahet mend si qershori i protestave. Mjaft i injoruat dhe ua nxitë jetën qytetarëve. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje”, tha ai.