Vrasja me tritol në ashensorin e pallatit ku banonte e biznesmenit Vajdin Lame dhe Artan Arsit, më 27 Shkurt 2005, ka si organizatore dhe ekzekutorë, sipas SPAK, Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën, Plarent Dervishin, Indrit Taullain, Viktor Ymerin, Luftar Reçin dhe Indrit Rusin.


Në dosjen e SPAK të siguruar nga SHQIP, i penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ka treguar një bisedë në tavolinë, ku Indrit Taullai rrëfen se kanë vrarë Vajdin Lamajn.


“Po*dhën e madhe e bëmë copë-copë”, mësohet të ketë thënë Taullai, ndërsa për këtë ngjarje  ka informuar me detaje Emiljano Shullazin.


“Në bisede tavoline është thënë nga Indriti me mburrje “Se po*dhën e madhe e bëmë copë-copë) duke e përmendur me emër se ishte vrasja e Vajdin Lame. Në bisedat e bëra është thënë nga Indriti se informacionet dhe mbikëqyrjen e Vajdinit e bënte….kohët e fundit që ishte futur nga Viktor Ymeri. Në tavolinë është biseduar se….informonte Emiljano Shullazin si në kohën që është vendosur mina në ashensor, ashtu edhe për kohën që duhej shpërthyer mina nga Emiljano”, mësohet të ketë thënë Reçi.


Bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt, Reçi thotë se ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit. 


Ndërkohë, nga analiza që SHQIP i ka bërë dosjes, Luftar Reçi ka treguar edhe detaje të tjera. Ai rrëfehet për bisedën e parë me Lul Berishën menjëherë pas vrasjes së Vajdin Lamajt në Tiranë, në vitin 2005.


“…Brenda muajit shkurt të vititi 2005 është vrarë me shpërthim Vajdin Lame në ashensor. Këtë vrasje e kam marrë vesh në media të nesërmen në mëngjes kur jam zgjuar. Menjëherë kam telefonuar Lulin dhe i thashë si u bë kjo punë kështu, Luli më tha “O lalë jam larg, këto janë punët e Indritit, kur të vij do të flasim sepse ishte jashtë (Në Turqi)”, ka thënë Reçi.



 


 



©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.