Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në lidhje me vdekjen e Egli Progës.
Seanca e zhvilluar sot zgjati rreth një orë, por Gjykata nuk mundi të marrë një vendim për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Leonidha Guçes.
Seanca e radhës pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme. Në këtë fazë, gjykata do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel apo do t’i kthehet Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Pas rreth dy vitesh hetime, Prokuroria ka përfunduar dosjen dhe e ka dërguar çështjen për gjykim ndaj pesë personave.
Sipas akuzës, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe janë akuzuar për “vrasje me dashje, të kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë, ndaj tre të akuzuarve të tjerë rëndon akuza për “moskallëzim krimi”.
Dy të parët ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët janë nën masën “detyrim për paraqitje”.
