Në një takim me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do të shkojnë për ata.
Sipas Ramës, edhe ata që u ankuan që u rrit çmimi, tani do të ndjehen mirë se kanë kontribuar.
“Vendosëm dhe që ju tanimë po e prekni për rritjen e përvitshme të pensioneve, por edhe duke iu qëndruar pranë kur ekonomia na jep mundësi. Dhe ka një që ne për shembull nuk e parashikuam, rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. Kështu që të gjitha atë taksë që përfituam nga rritja e çmimit të naftës nga lufta do ta merrni ju. Edhe ata që u ankuan që u rrit çmimi, të ndjehen mirë se kanë kontribuar. Kush përdor makinë ndot, pensionistët nuk ndosin, është gjëja më e natyrshme që të jetë dhe ajo e ardhur. Pra asnjë euro i është shtuar buxhetit nga të ardhurat pre çmimit të naftës, nuk është mbajtur, por është pjesë e bonusit. E njëjta gjë për parashikimin në rritjen e të ardhurave në tërësi, të cilat sot janë pjesë e këtij bonusi, nuk janë vetëm pensionistët, por dhe personat me aftësi të kufizuara. Ju ka takuar më parë, por mundësitë nuk na kanë lejuar”, tha kreu i qeverisë.
