Nga dosja hetimore e SPAK, janë zbardhur komunikimet mes Xhino Rokas, anëtar i bandës së Suel Çelës, dhe Dedan Gjonit, ish-shefit të krimeve në Elbasan. Në përgjimet në dosjen hetimore të SPAK, shihet se Gjoni i ka kërkuar një automjet Rokës, të cilën ky i fundit ja siguron pas 3 ditësh.
Në dosje po ashtu është e zbardhur edhe biseda mes Xhino Rokës me Klaus Matishi alias Klaus Çopja alias Kledian Çopja, lidhur me planet për eleminimin e Ardian Çopjas. Në bisedën e zbardhur në dosjen e SPAK, dyshja diskutojnë në lidhje me ardhjen e një personi i cili është qitës me armë me qëllim vrasjen e Ardian Çopja së cilit në bisedë i referohen si “xhaxhi”.
PJESË NGA DOSJA:
Më datë 13.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin, zëvëndës shef i komisariatit të policisë Elbasan, dhe nga konteksti i përgjithshëm i bisedës dyshohet se Dedan Gjoni i ka kërkuar një automjet shtetasit Xhino Roka dhe ky i fundit shpreh gadishmërinë për ta gjetur. Xhino Roka shkruan “… Po me thuj shok… Kam muhabet me njerin shok… Me thuj ca duhet… Ca makine… Ca lloji… Se i bin nga kanadaja dhe kam ngju shkojn lir… Me oriento afersisht qe ta ve ne levizje ta gjej makinen ai… Okk shok ne rregull… Do flas me von dhe te them shoku… Po jo mor ca sikleti thu… Sa te merem vesh te lajmeroj… Gjejm nje tjëter shok… Tjet dhe e majtme se do rri familja lart… Asigja shok…”
Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin dhe e bën me dije për faktin që ka gjetur një automjet Mercedz Benz B klas familjar. Xhino Roka shkruan, “…Ckemi shok…Si kalove… Mir shok… Me than per nje benc B klas per familjen… Ka naft ka dhe benzin… Okk shok… Ne rregull… Neser te lajmeroj un…”.
Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me shtetasin Klaus Matishi të cilit i tregon që sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka matur rrugën e cila zgjat 25 minuta. Të gjitha po i bën për punën e “xhaxhit” (i dyshuar Ardjan Çopja). Gjithashtu i tregon që është duke sistemuar disa armë të cilat po i heq nga shtëpia që ka, po heq edhe “bazukat” (armë të kalibrit të rëndë). Në vazhdimësi e bën me dije që për pak do të vij dikush, por nuk do të gjuet ditë të shtune ose të diele. Do të bëjnë vendin gati, të hapi ferrat dhe të provojnë armën. Dyshohet se diskutojnë në lidhje me ardhjen e një personi i cili është qitës me armë me qëllim vrasjen e personit të cilit i referohen si “xhaxhi”.
Pas rreth 3-orësh, Xhino e lajmëron që e kanë takuar këtë person (i dyshuar si qitësi) dhe javës tjetër mbarojnë punë. I tregon që kur të vijë do të flejë këtu, do të bëj vendin gati dhe do të futet tek vendi për punë dhe më pas makinën me pushkë brenda do ta nxjerri dhe ta djeg në lumin e Shkumbinit. Xhino Roka shkruan, “… Mir mir sa erdha na tr… Tgjitha per punen e xhaxhit… Mata rrugen ne rregull per 35 min… Dhe ai kurva doli ne rregull… Te shtunen me kismet… Po sistemoj ca arm zemrq… Ti heq na shpia qe kemi… Te heqim ato bazukat… Po vjen sot zemra… Per pak do e takojm… Per te pre bileten… Nuk do gjuhet shtun dil… Te baj venin gati te hapi ferrat… Dhe te provoj armen… Po ishalla… Mir zemra…….Sa marum… Shum mir… Javes tjeter… Jemi gati… Po jo e zemra ku e provoi… U takum per detaje… Kur tvi do e provoj i dit para… Si shpesh… Spo te kuptoj… Erdhi per takim sot dhe javes tjeter maron puna… Ishalla… Kur tvi tbaj venin dhe armen sdo levizi… Do flej ktu… Te nesmen hyn per pun… Ishalla zemra jemi ne rregull… Do e nxjerrim makinen me pushk mrena te digjet shkumi…”.
Më datë 16.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin të cilit rreth orës 10:36 i shprehet që pak më vonë do të them se ku do të marrësh makinën. Rreth orës 11:00 i tregon që makina është gati dhe që të presin tek Karburant Krasniqi në autostrradë kur vjen për në qytet. Makina është me targa e me letra dhe ta gëzosh. Xhino Roka shkruan, “… Ckemi shok… Si je… Mir qeci… Pak me von te them ku te maresh makinen… Ktu je ne qytet? Ska problem… Kur tvish te them… Hajde takojm rrim icik… Se e rrgullojm kte pun… Ok shok… Shok makina esht gati… Te karburant krasniqi ne autostrad kur vjen per qytet… Te presin aty… Ok shok… Je nis? Se po te pret robi… Ok shok… Me targa shok me letrq… Jo esht ne rregull… I pari shok… Ku shite