Mbledhja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme ku u votua në parim për projektligjin e pjesmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes pas ftesës së presidentit Donald Trump, u shoqërua me debate.

Gjatë votimit në parim të projektligjit, kryetari i komisionit Igli Hasani dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla patën një debat pasi ky i fundit i tha deputetit Agron Shehaj të ulet për të votuar. Hasani duke iu drejtuar Ballës tha: “Tani do më lësh ta bëj këtë gjënë?”

Pjesë nga debati:

Taulant Balla: Hë mo s’do votosh ti…

Igli Hasani: Lëre tani Taulant, tani të lutem ta bëj këtë gjënë tani dhe vazhdojmë…

Taulant Balla: Po të ulet të votojë…

Igli Hasani: Po nuk do të votojë, çke tani le të iki…

Taulant Balla: Qetësohu!

Igli Hasani: Po ça të qetësohem tani po e bën ti tani. Votojmë në parim projektligjin…

Elisa Spiropali: Votove zoti Shehaj?

Agron Shehaj: Votova zonja ministre…

Igli Hasani: Të lutem, o zonjë tani, O Elisa ta ndërpres, ta lë?

Taulant Balla: Mbaroje tani. Mos u nxeh edhe ti mor burrë…

Igli Hasani: Ça është ky muhabet tani, bëjmë gallatë apo të vazhdojmë mbledhjen…

Taulant Balla: Jepi o vëlla po nuk mbajte kaq presion…