Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme pasi ishin shpallur në kërkim në Itali për narkotikë.

Njoftimi i policisë: 

Të dënuar me rreth 12 vjet burgim, për krime në fushën e narkotikëve, në Itali dhe në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.

Si rezultat i kërkimeve të bazuara dhe te puna policore operative, të kryera nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me synim lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, si dhe Forca e Posaçme Operacionale finalizuan operacionin e koduar “Rrjeta”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-Klodian Hoxha, 43 vjeç, i kapur në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali;

-F. B., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.