Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binajn, flet për herë të parë për kandidimin e tij të papritur në Top Story në Top Channel

Të duket shaka politika?

Jo është mjet për të zgjidhur problemet, por kohët e fundit edhe për të shkaktuar problemet.

E vërteta e kanditimit tënd kush është?

Kjo është një thirrje e brendshme e imja, që kur kam qenë fëmijë kam kërkuar drejtësi, më ka shoqëruar të gjithë jetën. Angazhimi im në protesta ka qenë i gjithmonshëm. Gjithë grupi familjar, shoqëror më thonin: O Flor po ti pse nuk e provon? Kushtet e deshën që në këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë, se ka shumë përgjegjësi, në fillim rrethi im prisja të thoshte: Po cpate? Por në fakt u bënë krah menjëherë dhe të gjithë po më thonin ishte gjëja e duhur në momentin e duhur se partitë opozitare hapën krahun dhe e lanë sheshin e valles bosh që dikush ta marrë përsipër. Unë dola që të ndizja dhe tek të tjerë që të kishte sa më shumë opsione. Më mirë që qytetari të përfaqësojë qytetarin, se një qytetar që paguhet nga qeveria për qytetarin.