Të enjten mbahet seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Seanca pritet të mbahet në orën 10:00. Rendi i ditës përmban interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të grupit Parlamentar të PD.

Interperlanca me kryeministrin Edi Rama është kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku. Gjithashtu në rend ditë është i përfshirë projektligji për “aderimin e Republikës së Shqipërisë në traktatin e Singaporit mbi ligjin e markave tregtare, bërë në Singapor më 27 mars 2006. Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë do të zgjedhë të enjten anëtarët e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës.

Rendi i ditës:

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE NË DATËN 2.4.2026, ORA 10:00 Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 23 mars – 10 prill 2026,

URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.4.2026, ora 10:00. 1. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.3.2026. 2.

Njoftime. 3. 4. 5. 6. 7. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Arian Ndoja. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erald Kapri. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006″.

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”. 10. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019,“Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.
Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 61/2025, “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. 15. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. 16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.