Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar në selinë e PD-së.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në fjalën e tij ka hedhur në tavolinë propozimin për të thërritur protestë kombëtare ditën e enjte, kur pritet që në parlament të votohet reforma e re territoriale.

Blushi: “Opozita nuk duhet më të delegojë protestën vetëm te qytetarët, duhet t’i prijë protestave, Seanca e thirrur të enjten është një mundësi që të gjithë shqiptarët të mblidhen atë ditë para Kuvendit për t’i treguar këtij kryeministri se vetëm shqiptarët janë të zotët e këtij vendi. E enjtja është një mundësi që të gjithë shqiptarët të mbrojnë kulturën dhe historinë e trevave që përfaqësojnë. E enjtja të jetë protestë kombëtare, sepse kjo është hartë antikombëtare. Propozimi im është që të enjten të thërrasim protestë kombëtare”.

Përgjigja e Berishës ishte një miratim i shkurtër, por mbetet për tu parë sesa do të materializohet ky propozim i Blushit.

Berisha: “Faleminderit për komentin dhe propozimin, jam plotësisht dakord”.

Top Channel