Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shkëmbyer sot replika me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Ish-kryeministri ka dalë para foltores duke folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke marrë edhe kohën e deputetes Albana Vokshi. Këtu ka ndërhyrë Spiropali, e cila kërkoi t’i ndërpriste fjalën Berishës.

Replikat:

Spiropali: Kohën e kujt do marrë Berisha?

Vokshi: Kohën time.

Spiropali: Sa minuta?

Vokshi: 10 minuta.

Spiropali: Albana Vokshi nuk flet.

Berisha: U kënaqe që nuk flet Albana Vokshi. Ke të drejtë të kënaqesh edhe ti njëherë për herë të fundit. Se te Erioni do shkosh dhe ti, mos ki merak.

Spiropali: Mos përfito që jam këtu lart doktor se ta ktheja përgjigjen ndryshe, siç ta kam kthyer. Kaq. Po të jap kohën, mos abuzo me kohën sepse nuk të takon. More nga koha e Albana Vokshit.

Berisha: Pëllumbesha më lër të flas tani, mos mi merr minutat.