Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përfundimin e procesit për Paketën e Maleve, duke theksuar se ende mungojnë hartat e disa bashkive. Gjatë një takimi me kryetaret e bashkive, Rama ka kritikuar mes të tjerëve dhe kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin.

“Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma.

Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrëzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë, flenë gjumë. Brenda muajit tetor duhet të vijnë hartat.“- tha Rama.