Një protestues theksoi se asnjë i jashtëm nuk ka dalë në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës, teksa u pyet në lidhje me deklaratën e Kreut të Policisë, Skënder Hita, se personat me maska nuk janë studentë por të rekrutuar nga organizatorë të brendshëm dhe të jashtëm. Ai theksoi se në protestë kanë dalë njerëz që kanë 1 mijë probleme, ndërsa shtoi se kryeministri duhet të largohet sepse është mbushur kupa.

“Të gjithë janë studentë, asnjë i jashtëm. Janë studentë, gjimnazistë dhe njerëz me 1 mijë probleme. Ne protestojmë sepse është mbush kupa gjithandej. Taksa të larta, shpenzime, shkolla është e shtrenjtë, qiratë e shtrenjta. Çdo gjë e shtrenjtë. Jemi zhytur gjithandej me borxhe e gjëra, të rri te shtëpia?”, tha ai