Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, ku diskutohen hapat e ardhshëm të opozitës dhe organizimi i protestave. Bvhet me dije se protesta u paralajmërua për ditën e hënë, më 17 Nëntor, në orën 18:00.
Kjo thirrje për protestë vjen pas disa zhvillimeve politike dhe shqetësimeve të shprehura nga opozita në lidhje me situatën e përgjithshme në vend. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se është “detyra e opozitës” të “shpëtojë Shqipërinë” dhe të “kthejë Parlamentin tek njerëzit”, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të luftuar për të drejtat e qytetarëve.
“Protestë, E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18:00,” tha Berisha, duke bërë thirrje për bashkimin e qytetarëve në mbështetje të kësaj nisme.
