Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur akuza në drejtim të Ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa i konsideroi të dhënat e tij për situatën me kriminalitetin dhe kanabisin në vend si “false”.


 Nga foltorja e Kuvendit, Maliqi tha se Lleshaj po përdoret nga Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit e ka larguar atë edhe nga mbledhja e PS. “Uroj të mos kesh fatin e Saimir Tahirit”, i tha deputeti ministrit.


“Sot nuk kemi analizë vjetore të shifrave farsë, po bëre mirë që lexove se po mos lexoje do ngatërroje dhe ndonjë shifër, por po të dëgjonte kryeministri po të bëje ndonjë gabim tjetër, se ca ke probleme në PS, ca je me probleme në qarkun  Lezhës që nuk e drejton dot, ca në mbledhjen e  PS, që të ka përzënë nga zyra dhe bëre mirë që lexove, por shqiptarët nuk kanë nevojë për lexime farsë.


I lini këto përralla me shqiptarët se ata e dinë që po pati vullnet politik, për dy vite vendoset rendi. Kryeministri ju përdor për qëllimet e tij mafioze dhe uroj mos të kesh fatin e Tahirit, edhe pse Tahiri ishte socialist, i vetmi gabim që bëri, përdorimi që i bëri për drogë. Me vjen keq për ty që nuk je as socialist e as rilindas”, tha Lleshaj.