Disa persona të maskuar si punonjës policie dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë me qëllim grabitjen. Gjatë tentativës, ata kanë arritur të marrin 4 telefona celular si dhe një shumë parash. 

Gjatë largimit, autorët janë ndjekur nga një patrullë policie, por kanë braktisur automjetet në zonat kodrinore të Elbasanit dhe janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka sekuestruar automjetin, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje