Glauk Olldashi, djali i ish-figurës së lartë të PD, të ndjerit Sokol Olldashi ka reaguar për protestën e nesërme të opozitës, duke bërë thirrje për bashkim. Përmes një statusi në facebook, Olldashi kërkon bashkimin e të majtëve dhe të djathtëve.

"Të kërkosh pacënueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin sistemin më të egër totalitar. Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri është vjedhja e idealit. Dhe, në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet! Në vitet ‘90, Shqiptarët jetonin në skamje, ama diskutohej dhe luftohej për ideale. Sot diskutohet vetem mirëqenia personale dhe idealet janë harruar. Dua t’i bëj thirrje të gjithe shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të majtë e të djathtë: të harrojmë ndasitë e të bashkohemi për veten tonë, për familjet tona e për Shqipërinë tonë!", shkruan Glauk Olldashi.

Kohët e fundit ka patur një bashkim të familjes Olldashi me Bashën, pas një ftohjeje të gjatë.

Gazeta SHQIP