Një grup të moshuarish është paraqitur pranë ambienteve ku kryeministri Edi Rama po zhvillonte mbledhjen me kabinetin qeveritar në Pogradec.
Sipas raportimeve, të moshuarit janë shoqëruar fillimisht nga truprojat e kryeministrit dhe më pas janë pritur nga vetë Rama. Takimi është zhvilluar paralelisht me mbledhjen e kabinetit qeveritar.
Mbledhja në Pogradec ka pasur në fokus diskutimet mbi platformat që qeveria synon të vendosë në funksion për përmirësimin e komunikimit me qytetarët dhe adresimin e problematikave të tyre.
Takimi mes kryeministrit dhe grupit të të moshuarve është zhvilluar jashtë ambienteve ku po mbahej mbledhja, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi çështjet konkrete që janë diskutuar.
