Banda e Durrësit
Të pandehurit e akuzuar si pjesëtarë të Bandave të Durrësit kërkojnë pafajësi. Procesi i djeshëm në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënd ka vijuar sërish me konkluzionet përfundimtare të avokatëve, të cilët njëzëri kërkuan që të gjithë të gjykuarit të lirohen, me pretendimin se prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë gabuar me procedura. Midis personave që kërkojnë liri është edhe Lulzim Berisha dhe Endrit Dokle, dy krerët e grupit.