Policia e Shtetit ka finalizuar ekstradimin drejt Italisë të tre shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në trafik droge dhe veprimtari kriminale.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, duke mundësuar dorëzimin e:

Albert Koni, 51 vjeç, i dënuar në Itali për prodhim dhe shitje të narkotikëve;

R. A., 21 vjeç, i arrestuar për trafikim droge si pjesë e një organizate kriminale në Milano;

A. F., 39 vjeç, i kërkuar për trafikim droge dhe armëmbajtje pa leje në Gjenovë.

Ky operacion thekson bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.