Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka inspektuar ditën e djeshme banesat e prekura nga përmbytjet në disa zona të vendit, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha dhe kanë futur ujërat nëpër shtëpitë e qytetarëve. Gjatë vizitës, Balliu ka shpërndarë video dhe foto nga banesat e përmbytura, duke theksuar pasojat e rënda që ka shkaktuar moti i keq.

Në deklaratën e tij, Balliu ka kritikuar qeverinë për dështimin në përballimin e situatës dhe ka bërë thirrje për dorëheqjen e saj. “Duhet të përmbyset qeveria që të mos përmbyten shqiptarët”, tha ai, duke shtuar se kjo është një situatë e krijuar nga menaxhimi i gabuar i krizave natyrore dhe mungesa e masave parandaluese.

Duhet të përmbyset qeveria që mos të përmbyten më shqiptarët. Vjedhja dhe korrupsioni janë arsyeja pse vendi përmbytet nga të katër anët jo vetëm nga shirat, por nga keqqeverisja, abuzimi dhe mungesa totale e përgjegjësisë.

Ajo që është edhe më e turpshme është se nga qeveria nuk reagon absolutisht askush. Heshtje e plotë përballë një katastrofe që po përsëritet. Shqipëria është lënë në mëshirë të fatit.“-shkruan Kleivs Balliu krahas videos.