Pas kryeministrit Edi Rama, edhe Linda Rama ka publikuar dy foto nga dita e parë e shkollës së djalit të çiftit kryeministror, Zahos.
Nënë e bir shihen të përqafuar, ndërsa Zaho mban edhe një tufë lule në dorë.
“Zaho në shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për femijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim!”, shkruan bashkëshortja e kryeministrit krah fotove.
Edhe kryeministri publikoi një mesazh më herët, mëngjesin sotëm.
“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë.”-shkruan kryeministri.
Nga ekspontë të opozitës ka patur akuza se djali i kryeministrit po shkollohet në shkollë private, por nuk ka patur një reagim nga Rama.