Gazetari i njohur, Klodian Zhivani, ka qenë pak ditë më parë në një lidhje telefonike me “Live From Tirana”, me Ronaldo Sharkën. Ai foli rreth ngjarjeve të fundit që kanë tronditur qytetin e Shkodrës.

“Është e vërtetë që të pish kafe në Shkodër duhet një jelek ‘antiplumb’ sepse atë qytet e ka kapluar frika?”, e pyeti moderatori i njohur.

“Unë jam në qëndër të qytetit dhe shiko nëse janë bosh kafenet në qendër të pedonales. Mund të ketë qenë një situatë e vështirë, në orët e para të mëngjesit, duke qenë se sapo kishte nisur edhe viti arsimor dhe vetëm 40 minuta më vonë ndodhi ngjarja. Normalisht që ka pasur gjendje ankthi, gjendje pasigurie dhe frike. Por më pas normalizohet situata.

Duhet ta pranojmë është diçka negative por fatkeqësisht Shkodra është mësuar dhe po mësohet me këto ngjarje. po bëhen pjesë e jetës së përditshme, nuk po ndodhin vetëm tani. Ka të paktën 8 vite që duhet të bashkëjetojmë me këto ngjarje të rënda,  por tashmë janë pjesë e jetës së përditshme të Shkodrës, fatkeqësisht, ashtu siç është arti, siç është muzika, siç është futbolli, në Shkodër po mësohemi edhe me këto situata. Jeta bazhdon normalisht, ndonëse me këtë pasigurinë që Shkodrën po e shoqëron gjatë gjithë këtyre viteve të fundit”, u përgjigj Klodian Zhivani.