Policia e Pogradecit ka intensifikuar prej rreth një muaji hetimet për gërmime të paligjshme në zonën e varreve monumentale ilire në fshatin Selcë e Poshtme, në Mokër.
Sipas informacioneve paraprake, tre të rinj janë konstatuar së fundmi duke kryer gërmime në këtë zonë arkeologjike të mbrojtur. Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke i shoqëruar personat e përfshirë, ndërsa nuk përjashtohen arrestime në vijim.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gërmimet dyshohet se kryheshin në kërkim të sendeve me vlerë, ndonëse ligji ndalon rreptësisht çdo ndërhyrje në territorin arkeologjik. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
