Një pamje e pazakontë është regjistruar në Sheshin Skënderbej, ku disa të rinj pjesëmarrës në protestë janë shfaqur të pajisur me mburoja metalike, të cilat synojnë t’i mbrojnë nga ndërhyrjet e forcave të policisë.
Mburojat prej hekuri, mbi të cilat është stampuar flamuri kuqezi, përcjellin edhe një mesazh simbolik në ditën e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ky veprim i protestuesve vjen pas përplasjeve me forcat e rendit, gjatë të cilave policia ka përdorur gaz lotsjellës, autobotë me ujë dhe, sipas raportimeve, edhe shkopinj gome ndaj qytetarëve.
Pajisja e të rinjve me mburoja metalike vjen në një moment kur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë të jenë të pranishme në kryeqytet.
