Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione të ashpra gjatë ditëve të fundit. Edhe pas dhunës policore me shkopa gome, gaz lotsjellës dhe autobotin e ujit të rinjtë nuk janë dorëzuar në misionin e tyre.
Ata po vijojnë të qendrojnë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa situata duket se është qetësuar. Tubimet kundër klasës politike kanë vijuar edhe në rrethe, ku nuk kanë munguar po ashtu përplasjet mes protestuesve dhe oficerëve të policisë.
